Adriano, sërish ndërhyrje kirurgjikale
07/04/2012 00:30
Sërish ndalesë për Adrianon. Sulmuesi brazilian duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në “tendinën e akilit” të këmbës së majtë, sipas shpjegimit të mjekut të ekipit të Flamengos, Joze Luiz Runco.
“Është një ndërhyrje e nevojshme, nëse do të rikthehet një lojtar i nivelit të lartë”, tha Runco.
“Perandori”, duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tre muaj, pastaj do të firmosë për Flamengon.
“Nuk është një gjë e mirë të ndaloj sërish, por ëndërroj të rikethehem tek Flamengo dhe më pas edhe në kombëtare”, komentoi Adriano.
Top Channel