
Vllaznia nuk ka mundur të dalë me pikë nga Pogradeci në këtë javë të 20-të të Superligës ku është mundur 2-1.
Vendasit kalojnë në avantazh me Cipin i cili shndërron në gol një 11-metërsh. Në pjesën e dytë Belisha shënon golin e dytë për skuadrën e Pogradecit, ndërsa për shkodranët sërish Hajdari bëhet protagonist me golin e parë dhe të vetëm në këtë ndeshje për Vllazninë.
Në fundin e takimit skuadra e drejtuar nga Rudi Vata shënon edhe një tjetër gol, por anësori në mënyrë të dyshimtë e anulon këtë gol për një pozicion jashtë loje i cili në pamje të parë nuk është i dukshëm.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e planifikuar për t’u luajtur të premten, ajo midis Laçit dhe Shkumbinit u shty për shkak të reshjeve të shiut që e bënë të papraktikueshëm terrenin e stadiumit të Krujës.
Top Channel