Në fundjavë gara e Cmimit të Madh të Katarit do të startojë sezonin e ri të Moto GP.
Për të hequr stresin e 3 ditëve të garës pilotët kanë zhvilluar një tur në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të kaluar më pas në pistë.
Kampioni i botës në fuqi, Casey Stoner, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Australiani i Hondës u tregua më i shpejti në xhirot e para në Katar duke e përshkruar të gjithë pistën me kohën 1.56.474.
Pas krahëve të tij me 0,174 sekonda më shumë është renditur spanjolli Jorge Lorenzo me Yamaha, ndërsa Nicky Hayden me Ducati i treti.
Valentino Rossi, 9 herë kampioni i botës, ka zënë vendin e dhjetë duke nxjerrë në pah problemet që ka motorri i tij Ducati.
Sezoni i ri i Moto GP do të transmetohet direkt në Top Channel, duke nisur me garën e Cmimit të Madh të Katarit, të dielën në orën 22:30.
Top Channel