
Federata Angleze e Futbollit më në fund do të japë vendimin zyrtar për trajnerin e ri të përfaqësueses angleze. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës, drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit anglez do të bëjnë zgjedhjen e tyre në fundjavën e ardhshme.
Kandidati kryesor për të marrë vendin e lënë bosh nga Fabio Capello në muajin shkurt është pikërisht Harry Redknap. Pritet që në 15 prill të zhvillohet një takim mes drejtuesve të Federatës dhe atyre të Totenhemit në Londër në lidhje me këtë cështje.
Dëshira e bordit drejtues të Federatës është që e gjithë kjo cështje të zgjidhet sa më shpejt, për t’i dhënë mundësinë Redknap të punojë i qetë deri në fund të sezonit për të marrë më pas drejtimin e Anglisë për në Euro 2012
Top Channel