Lindsay Lohan është më në fund një njeri i lirë, pasi një gjykatëse hoqi pas katër vitesh masën e lirimit me kusht që rëndonte mbi të.
Në seancë, gjykatësja theksoi nevojën për t’i qëndruar larg telasheve, por kjo nuk e pengoi 25-vjeçaren që të festonte deri në orët e para të mëngjesit në vazhdim.
Lindsay ishte e pranishme në një festë në Los Anxhelos së bashku me një grup miqsh, midis të cilët përfshihet edhe ylli i “Tëilight”, Robert Pattinson.
Aktorja dhe modelja u duk në gjendje të mirë shpirtërore, ndërsa u shfaq me një veshje jashtëzakonisht tërheqëse, që nxirrte dukshëm në pah format e saj joshëse.
Një pjesëmarrës në festë deklaroi për një revistë: “Ndonëse ishte një festë private, kishte kaq shumë njerëz, sa ishte shumë e vështirë të shikoje 2-3 metra përtej pistës së vallëzimit”.
Top Channel