Dy muaj para fillimit të sezonit turistik, situata në bregdetin e Durrësit paraqitet në ngjyrën e betonit. Plazhet e kthyera në kantiere ndërtimi, pirgje inertesh, mole e bankina të ngritura privatisht, plazhe të ndotura nga mbetjet urbane, ujërat e zeza që në të shumtën e rasteve vazhdojnë të derdhen në det dhe niveli i lartë i zhurmave janë problemet kryesore me të cilat rrezikojnë të përballen pushuesit.
Marrja e masave për sezonin turistik dhe përgjegjësive konkrete nga pushteti vendor dhe organet e tjera ka qenë në fokus të takimit të zhvilluar në prefekturën e Durrësit.
Një problem i mprehtë mbetet edhe shesh-depozitimi i mbeturinave dhe mostrajtimi i tyre, duke u shndërruar në një faktor me nivel të lartë ndotës në mjedis.
Prefekti i Qarkut është ndalur dhe në tragjedinë e lumit Ishëm ku dy të rinj humbën jetën në morinë e plehrave:
Propozimi për dhënien me koncension të vend-depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane dhe spitalore në Durrës, sipas kryebashkiakut Vangjush Dako i kapërcen kompentencat e bashkisë:
Përtej këtij shqetësimi, bregdeti i Durrësit përballet me një mori problemesh të cilat pritet të marrin zgjidhje nga autoritetet lokale dhe qendrore për të mundësuar një sezon turistik sa më të pranueshëm për pushuesit e shumtë që i frekuentojnë plazhet e Durrësit, Shkëmbit të Kavajës dhe Gjirit të Lalzit.
Top Channel