Champions, Kalou: Pa frikë ndaj Barçës

05/04/2012 21:40

Salomon Kalou, sulmuesi i Chelsea, mendon se ekipi i tij mund të kalojë Barcelonën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve sepse fakti që do të luhen dy ndeshje mes këtyre ekipeve rrit mundësitë përkualifikim të Bluve të Londrës.

“Barcelona është një ekip i madh, por në dy ndeshje mund të eliminohen. Kemi parë se si Interi i Mourinho i eliminoi në vitin 2010”, deklaroi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë për radion ‘Montecarlo’.

Kalou pranoi se Chelsea ishte me fat që u kualifikua ndaj Benfica në çerekfinalen e luajtur të mërkurën në mbrëmje.

“Ndeshja gati sa nuk na iku nga duart. Patëm fat që shënuam me penallti, por edhe pas avantazhit kaluam momente të vështira”, u shpreh sulmuesi.

Chelsea do të presë Barcelonën në stadiumin Stamford Bridge në datën 18 prill për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA