
Stina e pranverës bashkë me gjelbërimin dhe lulet sjell edhe shqetësimin për njerëzit që vuajnë nga alergjitë.
Përqendrimi i shumë poleneve te luleve ne ajer ndikon ne shfaqjen e alergjive tek disa persona, e cila manifestohet me kruajtje dhe skuqje te syve, teshtimë, rrjedhje apo bllokim të hundëve.Sipas biologëve në varësi të stinës polenet e luleve janë më agresive.
“Stina e pranverës sjell manifestime alergjike, të cilat shkaktohen kryesisht nga drurë, të cilët lulëzojnë në këtë periudhë dhe krijojnë sasi masive poleni, sikurse mund të jetë lajthia apo pisha. Nëse kemi stinë pranverore të zgjatur, stresi që krijohet si rezultat i këtyre kushteve atmosferikë tek druri, bën të mundur që poleni të jetë më agresiv dhe si rrjedhojë manifestimi alergjik të jetë më agresiv”, thotë biologia-alergologe Elona Gjebrea.
Biologet thone se kerkohet monitorim i vazhdueshem i poleneve alergjizuese ne perputhje me kushtet e motit. Per personat alergjike kerkohet qe te gjejne nepermjet nje analize polenin qe i shkakton alergji me qellim shmangien e ambinteve që prodhojnë këtë shqetësim.
“Prodhimi i poleneve ka një cikël të caktuar. Fillimi i ditës deri në orën 12.00 është piku i prodhimit të poleneve. Ka një ulje të pikut nga mesdita deri në orën 3.00-4.00 pasdite dhe përsëri një rritje pas kësaj periudhe. Eshtë e rëndësishme që persona, të cilët vuajnë nga alergjitë duhet të bëjnë një test që bëhet pranë të gjithë laboratorëve të alergologjisë, për të përcaktuar alergenin ose polenin që shkakton alergji dhe pasi e ka përcaktuar alergjinë nga poleni duhet të dijë të ndërgjegjësohet për natyrën e polenit, bimën, florën, ambientin që e rrethon etj”, shpjegoi Gjebrea.
Alergjite e stines se pranveres prekin moshat nga 5 deri 60 vjec, duke u bere shqetesues ne cilesine e jetes se tyre gjate kesaj stine te vitit.
Top Channel