Durrës, mbyten dy të rinj

02/04/2012 00:00

Polumbarët e repartit RENEA nisën kërkimet në orët e para të mëngjesit në vendin ku një ditë më parë u mbytën dy të rinj.

Ata ishin duke mbledhur kanaçe te grumbulluara nga ujërat e lumit. Ne kete pike te lumit grumbullohen mbeturinat urbane qe hidhen ne lume nga zonat e banuara. Dy te rinjte kane qene siper nje platforme artificiale te krijuar nga mbeturinat, kur jane zhytur ne uje duke humbur jeten.

Viktimat jane Ervis Sali dhe Bledar Sinometi. Sipas burimeve policise, njëri prej tyre ka rrëshqitur aksidentalisht në lumë, ndërsa shoku i tij me ta parë ka tentuar t’i vijë në ndihmë, por as ai nuk ka mundur të dalë prej lumit, pasi janë tërhequr nga rrjedha e ujit. Me mbledhjen dhe shitjen e bidonave të plastikës të rinjtë siguronin jetesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA