Politikanët shqiptarë në Shkup kanë reaguar ndaj arrestimit të dy policëve kosovarë në Merdarë nga ana e policisë serbe.

Zëdhënësi i partisë shqiptare në pushtet BDI, Bujar Osmani, e cilësoi si akt kriminal arrestimin e policëve kosovarë, ndërsa kërkoi nga Beogradi zyrtar që të tërhiqet nga kjo politikë e gabuar antieuropiane.

“Është akt në kundërshtim të plotë me frymën dhe trendet e europianizimit të rajonit që nënkupton bashkëpunim të ngushtë policor rajonal, është gjithashtu në kundërshtim me aspiratat deklarative të Serbisë për rajon të qetë dhe të integruar dhe për zvogëlim të dallimeve në mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Osmani.

Lideri i PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi, tha se arrestimi i policëve kosovarë është pjesë e fushatës parazgjedhore të pushtetit në Serbi: “Serbët e kanë një tolerancë të dukshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos presidenti Tadic dhe opcioni i tij politik, për të treguar muskujt antishqiptarë që mundësisht t’i fitojnë zgjedhjet dhe të marrin një pjesë të votave të radikalëve serbë. Nuk mendoj se është një çështje që duhet t’i jepet vlerësim, mendoj se është pjesë e marketingut politik.”

Arrestimin e policëve kosovarë e kanë komentuar edhe analistët në Maqedoni. Ata kanë thënë se provokimet serbe në veriun e Kosovës mund të kene pasoja edhe mbi Maqedoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA