Stamboll, kriza siriane bashkon 70 shtete 

01/04/2012 09:40

Ministrat e Jashtëm të më shumë se 70 vendeve perëndimore dhe arabe do të takohen të dielën në Stamboll, në përpjekje për të gjetur një rrugë që do t’i japë zgjidhje krizës siriane.

Përpara takimit të të ashtuquajturve “grupit të Miqve të Sirisë”, liderat e opozitës në Siri u bënë thirrje rebelëve që të rrokin armët dhe të përshkallëzojnë luftën e tyre kundër regjimit, pavarësisht përgjigjes jashtë çdo proporcioni të autoriteteve ndaj tyre.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, opozita ka marrë garanci nga ana e komunitetit ndërkombëtar për mbështetje, ndërsa po përpiqet të forcojë pozitat e saj në vend, përpara një armëpushimi te paraqitur nga Annan, i pranuar në teori edhe nga Damasku zyrtar.

Sidoqoftë, sipas krengritësve, pranimi i Bashar al-Assad i planit të OKB-së është vetëm një mënyrë për të fituar kohë. Nga ana e tij, presidenti deklaroi një fitore të pastër ndaj “terroristëve”, në një vizitë të realizuar në mars në Homs, qytetin vatër të rebelimit, tashmë në duart e autoriteteve.

Takimi i Stambollit vjen në një kohë kur 25 viktima të reja u regjistruan në luftimet e së shtunës, ndërsa forcat qeveritare vazhduan të bombardojnë zona urbane.

Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 9 mijë persona kanë mbetur viktimë e konfliktit të nisur në mars 2011 në Siri, por raporte paralele të aktivistëve e ngrenë bilancin deri në dy herë më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA