Botimi i një libri, ku hidhen hipotezat mbi origjinën franceze të Nënës Mbretëreshë, e ëma e monarkes aktuale të Mbretërisë së Bashkuar, Elisabet II, po trazojnë opinionin publik anglez.
Në librin “Queen Mother – The Untold Story of Elizabeth Bowes-Lyon Who Became Queen Elizabeth the Queen Mother” ( shqip. Nëna Mbretëreshë – Historia e pathënë e Elizabeth Bowes-Lyon, që më pas u bë Mbretëresha Elizabet, Nëna Mbretëreshë), me autorësi të Lady Colin Campbell, pretendohet se mbretëresha Nëna Mbretëreshë nuk u lind nga ajo që të gjithë dimë sot, nga Mbretëresha Cecilia, por nga një kuzhiniere franceze e pallatit mbretëror britanik të asaj kohe, e quajtur Marguerite Rodiere.
Teza përforcohet nga mosha e Mbretëreshës Cecilia, e cila e kishte të pamundur të lindte një tjetër fëmijë dhe nga emri i plotë i lindjes së Nënës Mbretëreshë, që është Elizabeth Angela Marguerite Bowes Lyon.
Në libër, autorja, Lady Colin Campbell ngre pyetjen: Pse Nënës Mbretëreshë i është dhënë një emër i mesëm francez? Pyetja, gjithnjë sipas autores, gjen përgjigje vetëm me faktin se Elisabet Bowel-Lyon është e bija e kuzhinieres franceze.
Libri “Queen Mother – The Untold Story of Elizabeth Bowes Lyon Who Became Queen Elizabeth the Queen Mother”, del në treg pas një muaji, në periudhën më të keqe të mundshme për monarken britanike, pikërisht në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së saj.
Top Channel