
Takimi i Ministrave të Financave të Eurozonës, ne Danimarke nuk shkoi
sipas parashikimeve. Shefi i Eurogrupit Zhan Klod Junker anuloi
konferencen e planifikuar për të shpallur zgjerimin në 800 miliarde euro
te “Murit Mbrojtjes te Europës”, sepse këtë e beri publike para kohe
ministrja austriake e Financave, Maria Fekter.
Ne vend te konferences per shtyp, ai dergoi një e-mail ku shpjegohej shtimi i dy fondeve te shpetimit te Eurozones. “Junker ishte shume i revoltuar”, tha njeri prej zyrtareve te BE-se. Vetem nje ore perpara se te mbaronte takimi i Eurogrupit Maria Fekter zhvilloi nje konference te shkurter me gazetaret, gjermanfoles ku konfirmoi edhe zgjerimin e “Murit Mbrojtjes te Europes”.
Me pas u detyrua t’i kerkoje falje Junkerit duke i shpjeguar se “qellimi i saj ishte te paraqiste panoramen te diskutimeve dhe jo rezultatin e takimit”. Por as kjo ndjese nuk e qetesoi Junkerin. Ne nje interviste telefonike per te perditshmen franceze “Le Monde”, ai tha se duhet te vendosen pikat mbi i dhe ministrat duhet te disiplinohen. “Nese gjerat thuhen perpara se te ndodhin- atehere perse duhet te dale ne nje konference per shtyp”.
Investitoret te shqetesuar për planet e shpetimit te Spanjes dhe Italise, kerkuan rritjen e fondit nga 500 miliarde euro ne thuajse 1 trilion, por qendresa e Gjermanise pengoi rritjen në këtë nivel.
Top Channel