Itali, policia në vilën e Berlusconi-t

31/03/2012 14:35

Kopështarët që po punonin në parkun e Villa Certosa, rezidenca verore e manjatit Silvio Berlusconi, nuk do të mund të vazhdojnë punimet e tyre.

Ditën e premte, agjentët e Policisë Pyjore kanë bllokuar aktivitetet për shkak të mungesës së dy autorizimeve, njëri për lëvizjen e materialeve tokësore dhe tjetri për kujdesin e territorit, pasi zona ku po bëheshin punimet kërkon respektimin e rregullave hidrogjeologjike.

Sipas së përditshmes “Sardenja e Re”, shkulja e një zinxhiri ferrash në kodrën Punta Lada nuk ka kaluar pa u vëzhguar nga agjentët e Pyjores. Këta të fundit janë paraqitur në Villa Certosa dhe kanë kryer një kontroll në pjesën e lartë të pronës së ish-kryeministrit italian.

Fadromat e disa kopështarëve në ditët e fundit kishin shkulur shkurret dhe kanë përgatitur terrenin për një plantacion frutash. Zona në fjalë, e pikasur nga agjentët, bën pjesë në listën e zonave të mbrojtura nga ana pamore dhe ambjentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA