Gjimnazistët në sallën e Kuvendit

31/03/2012 00:00

Një grup  gjimnazistësh  vizituan sallën e Seancave Plenare, ku gjatë
bashkëbisedimit  me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, u njohën me
rolin, funksionimin dhe procedurat parlamentare.

Duke zënë vendin e deputetëve e ministrave, të rinjtë e shndërruan takimin në një seancë ku u përcoll interesi dhe kureshtja e tyre mbi mënyrën se si punohet në Kuvend, ligjet që kalohen dhe votimi i tyre, reformat dhe procesi drejt integrimit evropian.

Kryetarja e Kuvendit përcolli për të rinjtë një mesazh duke i inkurajuar ata, të fokusojnë interesin e tyre për matematikën, si një ndër shkencat më të rëndësishme bashkëkohore që ecën me zhvillimin e teknologjisë dhe epokën dixhitale në të cilën ne jetojmë.

Kryetarja Jozefina Topalli bisedoi me të rinjtë mbi dëshirat dhe profesionet që ata kanë për të ardhmen e tyre, duke i nxitur ata që për të qenë të suksesshëm në jetë, të zgjerojnë njohuritë e tyre në shkenca ekzakte, ato sociale, art, muzikë, kulturë, sport etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB