Grupe të së djathtës ekstreme nga e gjithë Evropa pritet të mblidhen të shtunën në Danimarkë për të mbajtur një tubim anti-islamik.
Demonstrata është organizuar nga Liga Angleze e Mbrojtjes, e cila deklaron se në këtë mënyrë dëshiron të ndalojë atë që e ka quajtur “islamizimi i Evropës”.
LAM deklaroi se shpresonte se manifestimi në fjalë do të bëhet zanafilla e një lëvizjeje më të gjerë në mbarë kontinentin e vjetër.
Aktivistë kundër racizmit janë të shqetësuar se grupe të egra islamofobike në Evropë po bashkojnë forcat.
Numri i personave që do të marrin pjesë në tubimin në Danimarkë ka gjasa të jetë i ulët, por analistët thonë se i rëndësishëm është fakti se në të marrin pjesë liderë të grupeve islamike nga vende të ndryshme të kontinentit.
Disa prej pjesëmarrësve ndodhen në qytetin danez të Arhusit që prej së mërkurës, ku dhe kanë mbajtur takime dhe kanë diskutuar për idetë e tyre.
Grupi kryesor që organizon manifestimin është LAM, që dëshiron të ndalë edhe emigracionin mysliman në Evropë, të cilin e sheh si një kërcënim që do të çojë në një konflikt.
Grupet shpresojnë që tubimi i së shtunës të krijojë një lëvizje pan-evropiane që të mbajë demonstrata në vende të ndryshme në të njëjtën kohë.
Top Channel