Bahrein, rikthehen protestat anti-qeveriare

31/03/2012 21:40

Në Bahrein janë rindezur protestat popullore që kërkojnë reforma për demokratizimin e jetës politike në vend.

Një i ri ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga forcat e sigurisë në rrugët e kryeqytetit Manama gjatë protestave të fundjavës. Viktima, një i ri 22-vjecar u konfirmua edhe nga mediat qeveritare.

Qindra persona iu përgjigjën thirrjeve opozitare për të dalë në rrugët e vendit kundër qeverisë. Forcat e policisë iu kundërvunë me gaz lotsjellës, plumba gome por edhe plumba luftimi.

Bahreini u përfshi nga “pranvera arabe” edhe vitin e kaluar. Por protestat u shtypën me forcë, ndërkohë që qeveria ndërmori disa hapa të vogla në demokratizimin e jetës politike në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA