
Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e së enjtes në një ndërmarrje të përpunimit të drurit në qytetin e Librazhdit.
Zjarri ka rene afer stacionit te trenit te ketij qyteti ku dhe ndodhet objekti. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha pasi e gjithë lënda drusore është asgjësuar por fatmirësiht nuk ka patur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrëfikëseve së Librazhdit por duke qenë se zjarri ishte me përmasa të mëdha janë dërguar edhe dy mjete zjarrëfikëse nga Elbasanit, të cilët kanë punuar për shuarjen e flakëve. Disa banesa që kanë qenë afër vatrës së zjarrit janë vënë në rrezik, por grupi i punës ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve e më pas shuarjen e tij.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka shpërthyer në njërën prej magazinave e më pas ka përfshirë edhe pjesën tjetër të godinës. Ndërmarrja e përpunimit të drurit është në pronësi të një firme greke e cila operon ne Shqiperi prej disa vitesh dhe në të janë punësuar një numër i konsiderueshëm punetorësh. Ende nuk mund të flitet për një bilanc të saktë te dëmeve e shkaktuara nga zjarri.
Berat, zjarr në një kodër me pisha
Një zjarr është regjistruar të enjten në nje koder me pisha ne qytetin e Beratit. Zjarri u shfaq rreth orës 14:15 minuta.
Mjetet zjarrfikëse mbrrritën në vendin e ngjarjes ku u konstatua se zjarri. Ndihmuar nga era flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi.
Pozicioni i disfavorshëm ka penguar mjetet zjarrfikëse të hyjnë brenda vatrës së zjarrit, flakët e të cilave kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Top Channel