Dëshmitë e X-it të hedhura poshtë një javë më parë nuk i dhanë fund procesit “Kleçka”. Gjykata e Qarkut vendosi vazhdimin e procesit gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve e tij, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala, kësaj radhe për përgjegjësinë që Limaj si komandant i zonës së dytë operative të UÇK-së kishte lidhur me ngjarjet në Kleçkë.

“Ekzistojnë  prova të tjera mbi të cilat ky proces gjyqësor do të vazhdojë, këto prova aplikohen për ata të pandehur të cilët kanë qenë në pozita komanduese”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Xhonaton Karoll gjatë seancës.

Ky vendim i gjykatës befasoi shumë palën mbrojtëse, por edhe të pandehurit.  Fatmir Limaj gjatë seancës i shqetësuar tha se “Nuk kemi kohë për këto gjëra dhe se prova të tjera nuk ka”.  Nga ana tjetër avokatët kritikuan panelin prej tre gjyqtarësh për tejkalim kompetencash, ndërsa theksuan se përgjejgësia komanduese nuk përmendet askund në aktakuzën e ngritur nga prokuroria.”

“Ky është një vendim i paprecedent. Do ta them atë që e thashë në edhe gjyq.  Gjykatësi i kishte mbyllur dëgjimet,Prokurorisë iu dha mundësia që t’i thërrasë dëshmitarët në gjykatë, por prokuroria nuk deshi ta bëjë këtë. Prokurori u mbështet në deklaratat me shkrim, Atij pastaj iu dha një tjetër mundësi që të dërgojë me shkrim fjalën përfundimtare dhe në përgjigjen tonë me shkrim që dhamë ne e informuam gjykatën që prokurori ka qenë neglizhent në këtë cështje dhe nuk ka arritur të japë asnjë dëshmi për fajin e të akuzuarve. Në fjalën e tij të shkruar një faqëshe ai nuk ka asnjë arsye, e aq më pak, arsye bindëse se pse akuzat ndaj Fatmir Limajt duhej të vërtetoheshin. Natyrisht ne do të shohim se për cfarë prokurori akuzon me të vërtetë dhe do të përgjigjemi”, deklaroi Karim Khan, avokati i Limajt.

Trupi gjykues nuk tregoi për rrugën që do të marrë ky proces duke thënë se kjo do të kuptohet javën e ardhshme.

Të fituar nga i gjithë ky proces dolën gjashtë të akuzuarit e tjerë. Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Sabit Shala, Refki Mazreku, Besim Shurdhaj dhe Shaban Shala mbi të cilët rëndonin akuza pothuajse të njëjta për krime lufte ndaj popullatës civile dhe robërve të luftës, janë shpallur të pafajshëm dhe përfundimisht u liruan  nga të gjitha këto akuzat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA