Kanadaja zhduk qindarkën

30/03/2012 16:45

Kanadaja vendosi tërheqjen nga tregu financiar të “Penit”, ndarja më e vogël monedhës së saj pasi kosto e prodhimit tejkalon vlerën që ajo ka në treg.

Vendimi hyn në fuqi në shtator të këtij viti, kur do të ndalet prodhimi i qindarkës së dollarit kanadez. Megjithatë, njerëzit mund t’i përdorin ato normalisht, deri për aq kohë sa ekzitojnë ende në treg.

Sipas qeverisë kanadez, prodhimi i “penit” është një barrë për buxhetin e vendit, pasi prodhimi i një peni kushton 1.6 cent. Nga kjo masë Kanadaja do të kursejë afërsisht 11 milion dollarë në vit.

Një dollar kanadez përbëhet nga 100 peni dhe zhdukja e tij nuk do të ketë asnjë efekt, përvecse rrumbullakosjes së cmimeve që kanë shqetësuar bizneset. Ata thonë se një produkt që kushton 7.99 dollarë duket më i lirë se një që kushton 8 dollarë, pavarësisht diferencës së papërfillshme.

Ndërkohë, qeveria kanadeze ka ftuar të gjithë qytetarët e saj t’i dhurojnë të gjitha monedhat peni për bamirësi, ose t’i hedhin nëpër shatërvane për fat, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zhdukjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA