“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran Japonia do të rrëzojë raketën koreanoveriore që do të transportojë një satelit në hapësirë nëse ajo do të hyjë në rrezen e hapësirës territoriale të kontrolluar nga Tokio.
Deklaratën kërcënuese e bëri të premten Ministri i Mbrojtjes, Naoki Tanaka. Peniani ka lajmëruar më parë se do të kryejë një lëshim në datat 12-16 prill, me rastin e festimeve për 100-vjetorin e lindjes së liderit të parë komunist të vendit, Kim Il-sung.
Fotografitë satelitore të marra të mërkurën treguan se puna për përgatitjen e vendit të lëshimit ka nisur.
Si kundërpërgjigje, Japonia ka vendosur në alarm sistemin e saj mbrojtjes dhe mban në gatishmëri raketat e specializuara në goditjen në ajër të raketave të tjera.
Ndonëse Korea e Veriut pretendon se operacioni ka vetëm qëllime paqësore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fqinjët kanë kritikuar ashpër regjimin e vendit komunist, duke e akuzuar për shkelje të një rezolute të mëparshme, e cila kishte kufizuar çdo lëshim nga ana e Penianit.
Uashingtoni ka paralajmëruar se lëshimi i raketës do të izolojë edhe më shumë vendin, që do të përballej gjithashtu me sanksione të mëtejshme. Presidenti Obama dhe homologu i tij kinez, Hu Jintao, shprehën një “shqetësim të përbashkët”, në një takim të realizuar më parë.
Më parë gjatë javës, edhe Korea e Jugut bëri një paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se mund të godasë çdo raketë që do të kalojë mbi territorin e vendit. Filipina, gjithashtu ka shprehur shqetësim se pjesë të raketës mund të bien mbi vend.
Top Channel