Francë, arrestohen 19 militantë

30/03/2012 08:10

Policia franceze arrestoi 19 persona të dyshuar si militantë islamikë, në një operacion të gjerë policie të regjistruar mëngjesin e së premtes.

Arrestimet u përqendruan në Tuluzë, ku një njeri i armatosur, Mohamed Merah vrau shtatë persona në tre sulme të ndryshme gjatë marsit, përpara se të vritej vetë në përballje me forcat e rendit. Megjithatë, arrestimet janë zhvendosur edhe në qytete të tjera.

Ndërkohë, të enjten në mbrëmje u realizua në Tuluzë funerali i vrasësit, ngjarje që krijoi debat pasi trupi i tij u refuzua nga Algjeria, vendi i origjinës dhe fillimisht edhe nga qyteti i Tuluzës.

Burime të policisë konfirmuan për mediat franceze se nuk përjashtojnë mundësinë që disa prej të arrestuarve të jenë bashkëpunëtorë të Merah, ndonëse theksuan se arrestimet nuk kanë lidhje me ngjarjet e mëparshme të marsit.

Midis të arrestuarve është edhe Abdelkader Merah, vëllai i atentatorit, i cili është ngarkuar me akuzën e pengimit të drejtësisë. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person i tretë, i cili besohet se ndihmoi në grabitjen e një motori, të përdorur më pas në sulmet e algjerianit 23-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA