Eurozona, 800 mld euro anti-krizë

30/03/2012 15:55

Fondi i Emergjencës në Bashkimin e Europian, mekanizmi që do të përdoret në raste krizash, si kjo aktualja ku është zhytur Greqia dhe disa vende të tjera të rëndësishme të Unionit, do të jetë të pakën 800 miliard euro.

Kështu kanë rënë dakort vendet e eurozonës. 300 miliard euro do t’i bashkangjiten 500 miliardëve të tjerë që përbëhet fondi i përhershëm, pjesë e mekanizmit të ashtuquajtur “shpëtues shtetesh”.

ESM, ose e thënë shqip, Mekanizmi i Stabilitetit Europian, për krijimin e të cilit ranë dakort vendet e eurozonës pas muajsh diskutimesh vitin e kaluar, do të jetë operativ në muajin korrik të këtij viti.

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës vendosën kështu të përshpejtojnë derdhjen e kuotave kombëtare në mekanizëm, kjo nisur nga nevoja për vazhdimin e masave anti-krizë në një periudhë kur më e keqja e krizës financiare është kaluar, të paktën sipas ekspertëve.

Por 300 miliardët e shtuar do të injektohen në ekonomitë më problematike të eurozonës për ta cuar sërish në 500 miliard euro fondin e shpëtimit të shteteve, brenda gjysmës së parë të vitit 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA