Durrës, gjendet i vrarë 34-vjeçari

30/03/2012 00:00

Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri automatike në fshatin
Sallmone të Shijakut. Trupi i Gentian Kokës u gjet në rrugë jo larg
shtëpisë së tij, në lagjen Baromet të fshatit.

Ka qene nje bashkefshatar qe e ka diktuar ne oret e para te dites, pak pas mesnates te shtrire ne toke dhe ka njoftuar familjaret qe kane nxituar ta dergojne ne spital per ndihme mjekesore dhe atehere kane konstatuar qe Koka ka pasur plage me arme zjarri ne pjesen e shpatulles.

Gjate kqyrjes se vendit ku u gjet trupi jane gjetur gezhoja te nje arme automatike te cilat u bllokuan ne cilesine e proves materiale, nderkohe qe grupi hetimor vazhdon punen per zbardhjen e kesaj vrasjeje, duke u bazuar ne konfliktet e mundshme te viktimes me persona te tjere. Mesohet se ka dhe te shoqeruar ne polici per marrjen e deshmive lidhur me ngjarjen.

Top Channel