Bin Laden, 4 herë baba gjatë arratisë

30/03/2012 18:30

Osama bin Laden është bërë katër herë baba gjatë kohës që ka qenë në arrati, ka bërë të ditur bashkëshortja që i lindi fëmijët për autoritetet pakistaneze.

Arnal Abdulfattah, nga Yemeni, ishte gruaja më e re e Bin Laden dhe u arrestua pas sulmit të komandove amerikanë në kompleksin në Abotabad të Pakistanit vitin e kaluar.

Abdulfattah tha se dy nga fëmijët e saj lindën në spitale shtetërore, por ajo vetë qendroi aty vetëm për dy ose tre orë.

Bin Laden, 54 vjeç, thuhet se orkestroi sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork dhe uashington, ku mbetën të vrarë rreth 3 mijë persona.

Ai u shpëtoi forcave amerikane dhe atyre aleate për të paktën një dekadë, pavarësisht shpërblimit prej 25 milionë dollarësh që ishte vendosur mbi kokën e tij.

Sipas oficerëve pakistanezë që morën pjesë në marrjen në pyetje, zonja Abdulfattah, që vjen nga një familje me 17 fëmijë, tha gjithashtu se u martua me Bin Laden sepse “dëshironte të martohej me një muxhahejdin”.

Bashkë me tre bashkëshortet e tjera që jetonin në të njëjtën rezidencë, ajo u akuzua se kishte hyrë dhe se jetonte ilegalisht në Pakistan. Autoritetet rekomanduan që 30-vjeçarja dhe fëmijët e saj të largoheshin menjëherë.

Aktualisht, Pakistani ka hapur një çështje gjyqësore ndaj tre grave të Osama bin Laden, të akuzuara për kalimin ilegal të kufirit. Së fundmi, mediat ndërkombëtare kanë publikuar një sërë lajmesh mbi sheikun e terrorit

Një prej tyre thoshte se përpara vdekjes, ai kishte urdhëruar rrjetin e tij për të organizuar celula të posaçme në Afganistan dhe Pakistan, për të vrarë presidentin Barack Obama dhe gjeneralin David Petraeus.

Ndërsa një tjetër thoshte se trupi i tij nuk është varrosur në det, siç u informua atëherë nga Shtetet e Bashkuara, por ndodhet në një institut mjeko-ligjor në Amerikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA