Korçë, emigrantët rrisin kërkesën për banesa

29/03/2012 00:00

Kthimi masiv i emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike greke ka bërë që
tregu i apartamenteve të mos shënoje rënie si pasojë e kërkesës së tyre
për ambiente banimi.

Sipas te dhenave edhe pse kriza ka ndikuar ne rritjen e cmimeve te materialeve, ndertimi eshte sektori i cili po perjeton krizen me te madhe ne ekonomine e vendit. Pavaresisht kesaj, veshtiresite e hasura drejtperdrejt ne kete sektor kompesohen nga blerjet e shumta te apartamenteve nga emigrantet si bleresit kryesore ne treg, te cilet, per shkak te krizes se rende ne Greqi kane terhequr perfundimisht leket e tyre nga bankat greke duke u rikthyer ne vendlindje.

Ne Korçe tregu i shitjes se apartamenteve vijon te mbetet i balancuar sepse renia e kerkeses per apartamente nga qytetaret eshte kompensuar me rritjen e blerjeve nga emigrantet.
 
Por edhe pse tregu mbetet i balancuar sa i takon kerkeses dhe shitjes se apartamenteve problematika kryesore eshte ajo e rritjes se cmimit. Kostoja e rritur si pasoje e rritjes se cmimit te materialeve te ndertimit por edhe cmimit te naftes eshte  reflektuar tek cmimi i apartamenteve te cilat edhe pse ne periudhe krize  dhe veshtiresish te shumta ekonomike kane cmime te larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA