Disa shoqata shqiptare organizuan në Bruksel një manifestim simbolik
kundër dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për të drejtat e
çamëve në Greqi.

Disa dhjetëra pjesëmarrës u pozicionuan me flamuj në rreth-rrotullimin Schuman, ndërmjet selisë së Këshillit dhe Komisionit Europian,ku mbajtën fjalime për represionet historike ndaj shqiptarëve në Ballkan.

“Me manifestimin në Bruksel mendojmë t’i tërheqim vëmendjen Bashkësisë Evropiane. Si qytetarë evropianë që jemi nuk duhet t’i besojmë pushtetit maqedon kur thonë se jetojnë bashkë me shqiptarët në një oaz paqeje. Sot populli shqiptar në Maqedoni po përjeton diskriminimin dhe dhunën e shkallës më të lartë që jemi mësuar ta shohim”, tha Mehmet Alimehmeti, nga komiteti organizues i manifestimit.

Përveç këtij tubimi, komiteti organizator synon edhe dërgesën e një letre ndërgjegjësuese ndaj institucioneve të BE-së.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA