Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ndodhen në Bruksel për një seri bisedimesh me zyrtarët e BE-së, që kanë në qendër çështjet e sigurisë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, dy ministrat janë ftuar nga shefi i Drejtorisë së Operacioneve Civile të KE-së, Hansjorg Harber dhe shefi i Drejtorisë për Menaxhimin e Krizave, Walter Stevens.

Mësohet se në qendër të bisedimeve do të jetë bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe misionit EULEX, për kalimin e kompetencave të sigurisë tek institucionet vendore.

Gjithashtu, shtojnë më tej burimet, gjatë vizitës ministri Kuçi do të zhvillojë takime me ambasadorë të shteteve të ndryshme të BE-së, të akredituar në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA