Qeveria bullgare ka vendosur të pezullojë kontratën me një firmë ruse, për ndërtimin e një çentrali të ri atomik në lumin Danub, me një kapacitet prej 2 mijë megavatësh.

Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i Ministrisë së Financave, Vlladisllav Goranov, i cili citohet nga mediat lokale.

Sipas këtyre të fundit, më herët kryeministri Bojko Borisov kishte trajtuar këtë çështje personalisht me homologun rus Vladimir Putin.

Mësohet se shkak për këtë vendim të Sofies zyrtare është bërë çmimi i lartë për ndërtimin e impiantit dhe frika për të mos gjetur dot një investitor perëndimor.

Ndërkohë, lajme të pakonfirmuara sugjerojnë se Bullgaria ka shpenzuar tashmë plot 935 milionë dollarë për këtë projekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA