
Frank Riberi dëshiron të mbyllë karrierën të Bajerni i Mynihut. Mesfushori francez e ka konfirmuar këtë lajm në një intervistë për të përditshmen ‘L’Equipe’ ku ka deklaruar se ndihet shumë mirë të klubi bavarez.
Riberi u transferua të Bajerni në vitin 2007 për një vlerë prej 25 milionë Euro dhe tashmë është një prej pikave më të rëndësishme të kësaj skuadre.
‘Ky është sezoni im i pestë te Bajerni i Mynihut-tha Riberi-te ky klub ndihem si në shtëpinë time, po kështu edhe familja ime. Dëshiroj të mbyll karrierën time te kjo skuadër”.
Më pas, Riberi foli edhe për ndeshjen e së mërkurës pikërisht ndaj Olimpikut të Marsejës, ku 28-vjecari kthehet në Velodrom si kundërshtar. Francezi deklaroi se e pret një ambjent pak armiqësor nga tifozët francezë.
‘Dy sezonet që kalova te Marseja ishin më të rëndësishmet për mua-vijoi Riberi-nëse tani jam pjesë e Bajernit të Mynihut është falë paraqitjes sime që bëra te Olimpiku. në Velodrom shfaqa të gjitha aftësitë e mia, këtu mësova të mbaj presionin. Në ndeshjen e së mërkurës pres që të dëgjoj fërshëllima kundër meje dhe kjo është normale në futboll’.
Top Channel