Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës,
Atifete Jahjaga, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle deklaroi se
forcat politike të Kosovës duhet të shmangin konfrontimet e të vijojnë
bashkëpunimin.

“Vlerësoj nismën për një debat të hapur mes politikës për çështjen e integrimit”, tha Fyle, duke theksuar se studimi i fizibilitetit shënon një epokë të re për Kosovën.

Komisioneri, i pyetur për situatën në veri u shpreh se nuk ka axhendë të fshehtë për këtë cështje, ndërsa theksoi se cështja e administratës publike është një sfidë e madhe për autoritetet e Kosovës.

Nga ana e saj presidentja e Republikës Jahjaga theksoi se përfshirja e të gjitha forcave politike në dialog është një fillim i mbarë.

Studimi i Fizibilitetit, Fyle njofton nisjen e procesit 

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle i njoftoi të
martën autoriteteve të Kosovës fillimin e procesit për Studimin e
Fizibilitetit, hap që i paraprin Marrevëshjes së Stabilizim Asociimit. 

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u shpreh se synim i Kosoves eshte plotesimi i reformave dhe rruga drejt integrimit ne BE. Ajo ka kerkuar nga Serbia te pranoje realitetin e ri dhe te njohe Kosoven, shtet te pavarur.

Kreu i Kosovës theksoi se vendi ka bërë përparime në rrugën drejt integrimit si një proces i pakthyeshëm që i sjell dobi shtetit.
 
“Integrimi i vendit në Bashkimin Europian është një proces me rëndësi të shumfishtë jo vetëm për ne si shtet dhe të gjitha vendet e rajonit por edhe për Bashkimin Europian sepse procesi nuk konsiderohet i suksesshëm pa anëtarësimin e plotë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor” ka shtuar më tej Jahjaga.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Fyle, përveç pjesëmarrjes në aktin e themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Autoritetet qeveritare në Prishtinë e kanë vlerësuar si hap shumë të madh konsensusin e BE-së për Studimin e Fizibilitetit, ndonëse gjatë deklaratave kanë pranuar se rruga e Kosovës drejt integrimit në BE do të jetë e gjatë dhe përplot sfida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA