Një prononcim i zv/kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, për televizionin kosovar KTV ka shkaktuar polemika të shumta në Maqedoni.

Ky televizion citon zv/kryeministri Xhaferi, të ketë thënë se klasa politike e Kosovës po nxit shqiptarët në Maqedoni në lidhje me incidentet e fundit ndërentike.

“Faktikisht nëse ndodnjë deklaratë do të ishte pak më radikale rreth ngjarjeve këtu mund të vijë si pasoj edhe te frustrimeve e brëndëshme atje. Për arsye se, do të ishte fatmirësi poqëse Kosova do të stabilizonte Veriun, do ta integronte dhe pastaj do të kishte mundësi me të drejtë të intersohet për situatë këtu që është shumë legjitime”, tha Musa Xhaferi, zv/ kryeministër i Maqedonisë.

Prononcimi i tij, ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës shqiptare në Maqedoni, e cila konsideron se Xhaferri me deklaratat e tilla i bën shërbim politikës anti-shqiptare të kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

“Deklarata skandaloze e një shpirti të shitur që përfaqëson një subjekt të shitur. Është për t’u habitur se këtij zotërie nuk i pengon shtypja dhe diskriminimi, rrahja dhe vrasja e përditshme e shqiptarëve nga ana e Qeverisë në të cilën ai për fat të keq i përfaqëson shqiptarët, por i pengon reagimi i shqiptarëve ndaj rrahjeve të përditëshme të shqiptarëve në Maqedoni”, reagoi Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

“Është pjesë e fushatës përcaj dhe sundo dhe atë që nuk e thotë as Gruevski, e thotë zv/ministri shqiptar lidhur me incidentet në Maqedoni”, ishte deklarata e Izet Zeqirit, deputet i RDK-së.  

Pas reagimit të opozitës, ka reaguar me shkrim edhe zyra për informim e kabinetit të zv/kryeministrit Musa Xhaferi, ku thuhet se deklarata e Xhaferit është nxjerrë nga konteksti dhe se ai nuk ka “akuzuar klasën politike në Kosovë për nxitje të shqiptarëve në Maqedoni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA