Interin nuk e motivojnë më as kundërshtarët e fortë, pasi Juventusi ka fituar derbin e Italisë 2-0 duke kaluar lehtësisht zikaltërit.
Pas një pjese të parë me raste të shumta të dominuar nga vendasit, në të dytën ndryshon skuadra e Kontes. Futja e Del Pieros në lojë i jep një tjetër ritëm sulmit. Në minutën e 57-të është Kaseres që zhbllokon sfidën pas një krosimi të Pirlos nga këndi.
Pak minujta më pas Del Piero dhuron një asist për Vucinic, por malazesi i hutuar përball Zhulio Sezar gabon. Më pas veterani i Zonjës së Vjetër tregon se është ende i vlefshëm pasi shënon golin e dytë të takimit që mbyll gjithçka. Nga ana tjetër Interi është i pafuqishëm për të shënuar në portën e mbrojtur nga Bufon.
Me këtë fitore Juventusi mban ritmin e Milanit, por sërish 4 pikë prapa, ndërsa Interi mbetet në vendin e tetë.
Top Channel