Misioni EULEX ka njoftuar pasditen e së hënës se pika kufitare e Jarinës është hapur për qarkullimin e mallrave tregtare, veprim ky i kryer në kuadër të proçesit të normalizimit të kontrolleve doganore.
“Tani pika kufitare 1 dhe ajo 31 janë tërësisht funksionale për qarkullimin e mallrave tregtare”, thuhet në një komunikatë për shtyp, ku misioni kujton se si dy pikat ishin bllokuar vitin e kaluar pas incidenteve të dhunshme të banorëve serbë.
Sipas njoftimit, në të dyja pikëkalimet kontrollet bëhen nga policët dhe doganierët e EULEX-it, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Policia dhe Dogana e Kosovës.
“Zhdoganimi i mallrave komerciale bëhet në Terminalin e Mitrovicës. Ndërsa importet e mallrave me akcizë, si alkooli, cigaret dhe karburanti, do të vazhdojnë të lejohen vetëm nëpërmjet pikëkalimit në Merdarë”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të misionit evropian.
EULEX është duke zhvilluar një fushatë të informimit publik me fletushka dhe spote në radio për të informuar popullsinë lokale lidhur me proçedurat në këto pika kufitare.
Top Channel