Andrea Stramaçioni do të jetë trajner i ri i Interit. Ai do të zëvendësojë Claudio Ranierin, i cili u shkarkua gjatë ditës së hënë.
Kjo ishte deklarata zyrtare e klubit në të cilën presidenti dhe shoqëria falënderojnë teknikun roman për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në drejtimin e skuadrës.
Një përshëndetje e përzemërt dhe një urim fat ndjellës, vjen më pas në dekaratën për trajnerin e sapoemëruar Stramaçioni, tekniku i cili më parë ka drejtuar ekipin e të rinjve, me të cilin ka fituar edhe edicionin e “Next Generation Series”.
Ai do të fillojë nga puna në qendrën sportive “Angelo Moratti”, ditën e martë, ndërsa do të ketë objektiv ngjitjen e skuadrës në një prej vendeve që i siguron Kupat e Europës.
Top Channel