Dortmundi drejt suksesit të dytë
26/03/2012 00:00
Ka përfunduar 1-6 sfida mes Këlnit dhe Dortmundit në Rhain Enerxhi Stadion.
Edhe pse në disavantazh në fillim, skuadra e Klop përmbys gjithçka në pjesën e dytë duke shkatërruar vendasit dhe Kagaua ka qenë sërish protagonist me supergolat e tij.
Epërsia e kampionëve në fuqi të Gjermanisë u duk ndjeshëm në 45 minutat e dyta, ndërkohë që mbrojtja e Këlnit ngjante e hipnotizuar nga golat e njëpasnjëshëm.
Me këtë fitore, Dortmundi rivendos avantazhin që kishte me Bajernin në klasifikimin e përgjithshëm (5 pikës) dhe i afrohet titullit të dytë radhazi kampion.
Top Channel