Superliga, Teuta rikthehet te fitorja

25/03/2012 00:00

Pas 4 muajsh Teuta rikthehet te fitorja. Durrsakët e drejtuar nga Hasan Lika mposhtën 2-1 Apoloninë e vendit të parafundit dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion.

Golat për Teutën u shënuan nga Dosti dhe Pepa ndërkohë që të vetmin për fieraket e shënoi Gërxho. Me këtë triumf Teuta shkon në kuotën e 37 pikëve ndërsa Apolonia mbetet në zonën “e ftohtë”.

Ndërkohë Shkumbini fitoi 1-0 ndaj Dinamos duke ndalur hovin e kësaj të fundit të vinte pas dy fitoreve radhazi. Goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për peqinasit u shënua në fund të ndeshjes nga Shenaj.

Kështu Shkumbini ngjitet në kuotën e 23 pikëve, ndërsa vazhdon të mbajë vendin e fundit në klasifikim Dinamo.

Top Channel