Në alarm të kuq ndodhet policia greke që ka planifikuar masat më të
rrepta të marra ndonjëherë nga frika e konfrontimeve të mundshme dhe
incidenteve të dhunshme në paradën tradicionale të festës kombëtare të
25 Marsit.
Organet greke te Rendit kerkojne qe te mos perseritet ajo çka ndodhi gjate parades se Selanikut ne 28 tetorin e vitit te kaluar,kur qindra greke te revoltuar nuk lejuan parakalimin e trupave ushtarake dhe hodhen thirrje fyese dhe sharje ndaj presidentit grek Papulias.
Ne muajt e fundit jane shtuar rastet, kur politikanet greke jane qelluar me veze, kos ose jane ofenduar nga qytetaret ne ambiente publike apo evenimente politike.Mbi 7000 police jane shperndare dhe ndodhen ne gadishmeri qysh te premten pranes sheshit Sintagma ne Athine dhe ne rruget perreth.Prane tribunes ku do te jene udheheqesit greke jane vendosur barrierat prej hekuri qe do te shtrihen per disa kilometra pergjate bulevardit kryesor per te penguar protesta te mundshme nga greket e pakenaqur.
40 toga te forcave te nderhyrjes se shpejte do te jene te gatshme per cdo konfrontim, ne gjendje gadishmeri do te jete edhe antiterrori, ndersa thuhet se per here te pare ne pallatet perreth sheshit kryesor para parlamentit do te kete edhe snajper te policise greke.
Te vendosura ne nje vend te vecante do te mbulojne paraden mbi 230 subjekte mediatike vendase dhe te huaja, per te cilat ka dhene akreditim te vecante bashkia e Athines.Burime jozyrtare bejne me dije se ekziston edhe nje plan per largimin e presidentit dhe te kryeministrit nga tribuna ne rast se protestuesit do t’i afrohen asaj.
Masa te ngjashme jane marre ne Selanik si dhe ne qytete te tjera te vendit.Partite e majta konsiderojne provokuese keto masa pa precedent duke bere te qarte se shperthimi i zemerimit popullor eshte si rezultat i reformave te ashpra te qeverise ne kembim te paketes se huase, i papunesise,i rritjes se cmimeve dhe te taksave, i reduktimit te rrogave dhe pensioneve.
Top Channel