Një ofertë që nuk mund të refuzohet, 45 milion euro për katër vjet në pankinën e Çelsit. Është kjo marrëveshja që Roman Abramoviç, pronari i klubit anglez, ka ndërmend t’i ofrojë Pep Guardiolës për ta bindur të shkojë në “Stamford Bridge”.
Sipas të dhënave paraprake që vijnë nga Spanja, tekniku i Barcelonës është gjithmonë e më afër rinovimit me katalanasit, por sipas tabloidit “The Sun”, padroni i “bluve” të Londrës nuk i ka humbur ende shpresat. Prej kohësh Guardiola 41-vjeç, është në krye të listës së dëshirave të Abramoviçit, i gatshëm për ta bërë trajnerin më të paguar në botë.
Në 9 vitet e tij tek Çelsi manjati rus, ka pasur 8 trajnerë Klaudio Ranierin, Jose Murinjon, Avram Grant, Luis Felipe Scolari, Guus Hiddink, Karlo Anceloti, Andre Villa Boas, Roberto Di Mateo, që i kanë kushtuar 170 milion euro.
Në total të ardhurat e investuara nga manjati rus tek Çelsi, që përfshijnë blerjet, lojtarët, rrogat dhe infrastukturën, i kalojnë më shumë se 2 miliardë euro.
Top Channel