Forca e tretë parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar subjektet e tjera se i kanë dhënë kahje të gabuar reformes së procesit zgjedhor.
Anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Vetëvendosje e quajnë të pajustifikuar propozimin që Kosova të ketë më shumë zona zgjedhore sepse sipas deputetes Albulena Haxhiu, Kosova është homogjene në aspektin social kulturor dhe politik kështu që nuk ka vend për theksimin e dallimeve krahinore dhe fiksimin e tyre në përfaqësim.
Haxhiu shkoi më tutje duke thënë se qëllimi i marrëveshjes PDK-LDK, AKR nuk ishte adresimi i degradimit të procesit zgjedhor, por shpëtimi nga rënia e pashpresë e fuqisë së tyre politike.
Blendi Çeka, nga radhët e Vetëvendosjes shtoi se Lëvizja Vetëvendosje mbështet sisteminn që Kosova të ketë një zonë zgjedhore, mbështet listat e hapura të cilët u sigurojnë qytetarëve mundësi për të zgjedhur njëkohësisht programet politike më të mira dhe gjithashtu përfaqësuesit e tyre më dinjitozë.
Sa i përket 150 rekomandimeve që Komisioni për Reformë Zgjedhore ka sjellë, në Vetëvendosje thonë se ato as per së afërmi nuk e përmirësojnë procesin zgjedhor për shkak se nuk janë marr parasysh çështjet më thelbësore.
Top Channel