Presidenti serb Boris Tadiç ka vlerësuar se sulmi i NATO-s në vitin 1999
ka qenë një krim ndaj një shteti dhe se Serbia do të bëjë gjithçka për
të shmangur luftën.

Ai ka thënë se shteti serb ka qenë i përfshirë në luftë gjatë tërë shekullit të 20 dhe se në të ardhmen duhet punuar për të ruajtur vendin dhe jetën e njerëzve.Tadic në qytezën Alleksinac ka bërë nderime tek përmendoret e viktimave së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Dragan Shutanovac dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Lubisha Dikovic, i cili është përmendur nga Fondi për të Drejtën Humanitare, si njëri nga pjesëmarrësit e luftës në Kosovë.

Serbia që nga koha e bombardimeve ka qëndrim negative ndaj NATO-së dhe ka miratuar një rezolutë për neutralitet ushtarak. Për një pjesë të madhe të shtetit, ndërhyrja ka qenë agresion, pavarësisht ngjarjeve dhe spastrimit etnik në Kosovë.Gjatë bombardimeve 78 ditore konsiderohet se kanë vdekur rreth 2500 civilë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA