Studimi urban i Himarës

24/03/2012 20:40

Bashkia Himarë ka më në fund planifikimin urban të territorit të saj. Me unanimitet dhe me konsesusin e forcave të ndryshme politike, Këshilli i Bashkisë ka votuar planifikimin urban.

Një kompani shqiptaro-greke, ka prezantuar deri në detaje etapat e planifikimit urban të zonës së Himarës, planifikim i cili përfshin si ndërtimet e reja për banim ashtu dhe ndërtimet reja për turizëm.

Më shumë se 400 hektarë është planifikuar të përfitohet nga ky planifikim. Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Himares, për t’u njohur me planifikimet urbane.

Skema e paraqitur nga kompania për zonën e Himarës ka gjetur mbështetjen e të gjithë këshilltarëve bashkiakë të të gjitha partive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA