Këshilli bashkiak i Shkupit ka miratuar një vendim për vendosjen e emrave shqiptarë për 45 rrugë të kryeqytetit maqedonas.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, emrat shqiptarë, të zgjedhur mes 240 emrave të propozuar, përveçse rrugëve do t’u vendosen edhe bulevardeve e urave.

Mes emrave në fjalë, të propozuar nga BDI, spikasin: Dita e Dëshmorit; 13 Gushti (Dita e Marrëveshjes së Ohrit); Abdyl Frashëri; Gjon Sereçi; Arbëria; Bajram Curi; Bekim Fehmiu; Dardania; Gjergj Kastrioti Skëndërbeu; Gjergj Fishta; Ismail Kadare; Tirana; Hasan Prishtina; Azem Hajdari; etj.

Ndërsa mes emrave të zgjedhur nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së bien në sy ato të figurave të mirënjohura ndërkombëtare si: Margaret Thatcher; Nelson Mandela; Steve Jobs; George W Bush, etj.

Partia shqiptare, BDI, e ka vlerësuar këtë vendim të këshillit bashkiak si një arritje të shënuar, pasi pas shumë dekadave Shkupi do të mund të mbajë edhe emrat e figurave historike shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA