
Në orën 18:00, në San Siro, Milani do të presë Romën për sfidën e radhës në kampionat, një sfidë tejet e vështirë për skuadrën e Allegrit duke qenë se “mendjen” e ka tek ndeshja e mesjavës në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës.
Megjithatë, në intervistën e rastit dhënë për mediat italiane, trajneri i Milanit, Allegri kërkoi përqendrim maksimal nga lojtarët e tij, duke shtuar se sfida kundër verdhekuqve mbërrin në një “moment të favorshëm, sepse edhe ata luajnë si Barcelona”.
“Loja e Romës është mjaft e ngjashme me atë të Barcelonës. Luis Enrique ka sjellë një frymë të re në skuadër. Megjithatë në do të kërkojmë fitoren pasi këto janë tre pikë thelbësore në marrjen e titullit kampion”, deklaroi Allegri.
Ndërkohë, trajneri verdhekuq, Luis Enrique u shpreh optimist për sfidën duke deklaruar se Milani mund të mposhtet, edhe pse luan në transfertë.
“Për të fituar kundër Milanit duhet të jemi në maksimumin tonë. Ka një diferencë të madhe mes nesh dhe Milanit përsa i përket qendrueshmërisë në lojë dhe mendoj se ata nuk do të kenë mendjen tek Champons. Megjithatë, sido që të shkojë, sezoni ynë, nuk varet nga kjo ndeshje”, deklaroi tekniku roman, Luis Enrique.
Top Channel