Trukimet, kryetema e Kongresit të UEFA-s

23/03/2012 00:00

Ndeshjet e shitura vazhdojnë të jenë problemi kryesor i futbollit në ditët e sotme dhe një gjë e tillë është diskutuar me vëmendje të vecantë nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater në kongresin vjetor të UEFA-s të mbajtur në Turqi.

Blateri deklaroi se sistemi i FIFA-s për të njoftuar federatat dhe Interpolin në lidhje me ndeshjet e trukuara ka dhënë rezultate, megjithatë problemi vazhdon të rritet.

Presidenti i FIFA-s ka rikujtuar edhe një herë se Turqia është një vend i infektuar nga kjo gjë, duke përmendur pezullimin që i është bërë Fenerbahces nga Champions League.

Nga ana tjetër mediat turke i kanë dërguar kongresit një letër të hapur ku shkruhet se Federata Turke e Futbollit është e korruptuar dhe i kërkohet UEFA-s që të marrë masat pasi prej mëse 8 muajsh kjo federatë ka bllokuar vendimet e komisioneve të disiplinës për cështjet e ndeshjeve të shitura.

Top Channel