Inflacioni i lartë mbetet një problem serioz për ekonominë në rritje serbe, me monedhën vendase dinar që shënoi një rekord të ulët historik ndaj euros dhe dollarit ditën e premte.

Të dhënat u publikuan nga Banka Qëndore e Serbisë, që konfirmoi se kursi i këmbimit u hap me një zhvlerësim prej 0,2% ndaj euros, me një një euro që u shkëmbye me 111,08 dinarë gjatë ditës, ndërsa dollari u forcua me 0,9% brenda 24 orësh, duke shkuar në 84,2 dinarë një dollar.

Krahasuar me një muaj më parë, monedha serbe është zhvlerësuar me 2,2%, ndërsa që prej fillimit të vitit ajo ka humbur 7,3% të vlerës së saj, një e dhënë shqetësuese dhe përtej objektivave të vendosur nga qeveria.

Në kursin e regjistruar me dollarin, në 12 muajt e fundit, monedha serbe ka humbur 14% të vlerës së saj. Një dinar i ulët ka ndihmuar në rritjen e eksporteve, duke i dhënë një impuls rritjes ekonomike të Serbisë, që pas një viti negativ në 2009-n, është rikthyer të shënojë rritje.

Megjithatë, inflacioni i lartë është shndërruar edhe në një problem të rëndësishëm social, me shtresat e mesme dhe ata që kanë të ardhura fikse që ndihen gjithmonë e më të varfëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA