Përmirësohet Muamba

23/03/2012 00:00

Trajneri i Boltonit, Koil ka deklaruar se lojtari i tij, Fabris Muamba është duke u rikuperuar pas atakut kardiak që pësoi në ndeshjen e së shtunës së shkuar në e kupë kunër Totenhemit.

Menjëherë Muamba u transportua në spital pas asaj që i ndodhi dhe për 78 minuta ishte në vdekje klinike. Trajneri Koil shton: “Fabris është duke rikuperuar me ritme shumë të shpejta gjatë kësaj jave edhe pse mbetet ende në reanimacion dhe nën kontrollin intensiv të mjekëve. Gjithsesi e rëndësishme është që ai kupton dhe reagon, por rruga drejt një rikuperimi të plotë për të është ende shumë e gjatë,”, përfundon trajneri i Boltonit.

Top Channel