Prezenca e kryeministrit Thaçi dhe Pieter Faith në Komisionin Parlamentar kur po shqyrtohej ligji per Hocen e Madhe, i ka shqetësuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu akuzuan për kontrabandimin të amendamenteve ligjorenë shpërputhje të plotë me ligjet e tjera të Pakos së Ahtisarit.

Shqetësimi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje është për të drejtën që këtij fshati i jepet për planifikim hapësinor dhe fakti që i gjithë fshati shndërrohet në zonë të mbrojtur për shkak të një hapësire të vogël në të cilën ndodhen kishat.

“Sipas këtij amentamenti kur ka mosmarrëveshje në lidhje me planifikimin rural të fshatit mes këshillit dhe autoriteteve komunale, atëherë palët i referojnë problemet e tyre në KZM dhe sipas Pakos së Ahtisarit KZM ka të bëjë vetëm me mbrojtjen fetare dhe trashëgimisë serbe në Kosovë. Sipas ligjit për zonat e vecanta, Këshilli Zbatues dhe Monitorues, ka autoritet vetëm në zonat e vecanta, zonë e vecantë në fshatin Hoçë, KZM ka kompetencë në fshat jo vetëm për zonën e vecantë, por për të gjithë fshatin”, deklaroi Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
 
Rrjedhimisht Këshilli Zbatues-Monitorues, KZM i cili është autoritet ndërkombëtar, ka kompetencë jo vetëm për zonën e veçantë, sic i jepet me ligj, por për të gjithë fshatin.
 
Edhe nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kritikoi ashpër kryeministrin Thaçi dhe Pieter Faith për ndërhyrje në punën e Kuvendit, ndërsa nuk la pa i kritikuar as kolegët e vet deputetë.
 
“Dje dhe pardje Piter Faith dhe kryeministri Thaçi kanë përdorur praninë e tyre në komision si trysni për deputetët për kontrabandimin dhe amendimin e paligjshëm të ligjit për Hoçën e Madhe. Atyre në këtë rast po u vijnë në ndihmë edhe disa deputetë të cilëve nuk iu punon koka, por vetëm dora”, thotë deputeti Glauk Konjufca.

Amendamenti i vetëm për të cilin është pajtuar Vetëvendosje është ai për përbërjen e Këshillit të Fshatit, i cili përfundimisht do të ketë shumicën nga Komuna e Rahovecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA