Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

23/03/2012 00:00

Flamurtari – Tirana dhe Skënderbeu –Kastrioti. Shorti i hedhur në FSHF ka vënë përballë njëra-tjetrës në gjysëmfinalet e kupës këto skuadra fitueset e të cilave do të luajnë për trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

“Për momentin Flamurtari është në pozita të mira. Do të japim maksimumin”, u shpreh Alban Tafaj, shefi i klubit Tirana.

“Tirana është nga ekipet më të forta të kampionatit. Do të jetë një duel i vështirë”, thekson Geri Cipi, shefi i klubit Flamurtari.

“Nuk kisha preferencë për shortin sepse të gjitha ekipet ishin të forta. Jam optimist sepse ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi”, nënvizoi Petraq Kume, presidenti i Kastriotit.

“Do të bëjmë të pamundurën për të arritur finalen”, premtoi Ilirjan përmeti, shefi i klubit Skënderbeu.

Ndeshjet e para do të luhen në Vlorë dhe Korçë më datë 4 prill ndërsa ato të kthimit pas dy javësh në Tiranë dhe Krujë.

Top Channel