“Kualifikimi për në finalen e Kupës së Italisë mund të ndikojë edhe në kampionat. Eliminimi i Milanit na rrit vetëbesimin dhe mund të fitojmë të gjitha ndeshjet e radhës.”
Këto janë fjalët e Mirko Vucinic, sulmuesit që ka marrë përsipër sulmin e Juventusit. Por, malazezi mendon se nuk duhet lënë pikë në ndeshjet e lehta në letër.
“Nuk duhet të ndalemi më nëse duam të fitojmë titullin e Serisë A”, theksoi Vucinic për mediat italiane.
Duke u rikthyer tek Kupa, sulmuesi i bardhezinjve u shpreh: “Do të jetë bukur të kthehem në Romë për të luajtur një finale të rëndësishme. Tifozët duhet të na ndihmojnë në Olimpico siç kanë bërë përherë. E dua Kupën.”
Juventus do të luajë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit në datën 20 maj.
Top Channel